Project Details
Projects
Pazari i ri rezidenca
Objekti ndodhet pranë një zone karkteristike të qytetit të Tiranës, asaj të Pazarit të Ri. Në këtë zonë, spikasin kolonatat në fasada dhe portikatet e lartë të katit përdhe për të krijuar një hapësirë gjysëm private e gjysëm publike, për mardhënien e publikut me shërbimin si zonë pazari që është.
Objekti I propozuar, e ruan këtë hapësirë kominikuese në katin përdhe, nga të gjitha anët e saj, si kërkesë e zonës në këto kohë, dhe si vazhdimësi portikatesh e dyqanesh përdhese, për të ruajtur gjurët e zonës së pazarit të vjetër të qytetit.
Objekti I banimit është një monolit në formë drejtkëndore i pastër; i diellëzuar e ventiluar nga të katërta fasadat e saj.
Në fasadë janë krijuar volume vertikale të lexueshme në jug dhe veri, të cilat janë lëvizur në pesë seksione të alternuara, një herë më të ekspozuara e një herë më të zgavruara ku evidentohen nga hijëzimi që lënë elementet midis tyre.
Vertikaliteti i këtyre pesë elemeteve do të kryqëzohet në cdo kat nga parpetet e drurit të vazhduara në horizontalitet, si në ballkone ashtu dhe në dritaret e larta, rreth e përqark gjithë katit.
Ndërthurja volumeve në vertikalitet me parapetet me ngjyrë druri dhe boshin e llozhave në horizontalitet, evidentohet edhe më tepër përmes kontrastit të ngjyrave të fasadës, me pllakat gri e errët dhe kafe të llozhave; ndërthurje e dy materialeve, njëra bashkohore, sic është trajtuar dhe sot pazari me ngjyrat e grisë së erët ddhe të zezës, xham, etj; dhe tjetra që ruan materialet e arkitekturës të pazarit të vjetër të qytetit, sic është druri, gjelbërimi, etj.









