Project Details
Projects
Objekt Zyrash Albanian Highway Concession
Të ndodhur në relievin kodrinor të butë, të rrethinave të Tiranës, vlerësohet topografia e terrenit, pamja nga aty e pejzazhit, e ndërthurja e tyre me gjelberimin e ndryshëm që e pasuron këtë kontekst akoma dhe më shumë. Forma e pronës ku kërkohet të zhvillohet objekti, me qëllim monitorimin dhe mbarvajtjen e sigurisë së infrastrukturave rrugore të Shqipërisë, është relativisht trekëndore; element ky që orjenton krijimin e hapësirave në brendësi dhe të vetë volumit të objektit në pjesën e saj të jashtme.
Dhe konkretisht u konceptua një objekt cilindrik, pra pa faqe te thyera, për të shprehur idenë e vëzhgimit të hapësirës, territorit dhe rrugëve të Shqipërisë në 360 ˚. Elementi I xhamin I përzgjrdhur për të “vezhur” të gjithë fasadën do të përcjellë mundësinë e vëzhgimit pa kufizime përsëri, të të gjitha akseve rrugore të shqipërisë, Veri, Jug, Lindje e Perëndim. Në të njëjtën kohë, elementi I xhamit, duke pasqyruar kontekstin e gjelbërt të pejzazhit të zonës, do të mundësojë një impakt më të ulët të objektit në natyrë, dhe do ta mimetizojë atë me kontekstin e gjelbërt.
Por duke respektuar dhe parametrat e zhvillimit urban, dhe formën e pronës trekëndore, rezultati I dizenjimit final, krijon një objekt 6 këndor, për të dhënë gjithnjë idenë e disa mundësive të orjentimit – e vezhgimit mbi sigurinë e të gjitha autostradave të vendit.
Si “Kullat e banimit”, tipologji arkitekturës tradicionale në Shqipëri; mund të interpretohe për të njëjtin qëllim, por në kohën bashkohore, edhe kulla e vrojtimit totalisht transparente në të katërta nivelet e saj.
Baza e katit përdhe dhe konturi I saj nis me një sipërfaqe të vogël, dhe duke u rretulluar nga kati në kat përfundon me një sipërfaqe më të madhe; kjo për të përforcuar dinamizmin e objektit, si një element I gjallë në lëvizje që vëzhgon rrugët e vendit në cdo moment. Ky rrotullim tasmetohet dhe në trajtimin e sistemimit të terrenit përreth objektit, përmes taracave të gjelbëruara me bimësi të ndryshme.
Projekti kryesisht është një ndërtesë me zyra në të gjitha katet e saj, duke përjashtuar katin përdhe, ku prezantohet një holl pritës për publikun dhe shërbimet si restorant dhe bar, për punonjësit e godinës. Në dy nivelet e nëntokës funksioni primar është parkim dhe ambjente teknike.






