Get a Free Quote
Godine banimi dhe sherbimi
Objekti I projektuar, zhvillohet në një nga zonat më të bukura rezidenciale të qytetit të Tiranës, shumë pranë Rrugës “Kodra e Diellit” dhe liqenit artificial.
Relievi kodrinor I këtij territori, është I pasur me gjelbërim gjatë gjithë vitit; përmes pemëve të ullirit, frutore, gjelbërimit të ulët, etj.
Godina e re që propozohet, do të jetë një godinë e cila shkrihet me siluetën e valëzuar të kodrave të buta që rrethojnë qytetin e Tiranës. Për këtë arsye, projekti ka një altimetri me shkallëzime sipas pjerrësisë së terrenit, me qëllim që të krijohen taraca të gjelbërta, duke respektuar realitetin natyror të zonës dhe relievin e saj. Të orjentuar nga karakteri I pronës, arkitektura e objektit ka një formë lineare të shkallëzuar sipas terrenit, dhe që zhvillohet në formë kuadratike rreth perimeterit të pronës duke krijuar një volum “unazor”, me një oborr të brendshëm, si hapësirë gjysëm private dhe gjysëm publike.
Oborret e brendshme, të rimarra nga memoria e shtëpive përdhese Tiranase, dhe të mbyllura brenda tyre, kërkohet të risillen sërisht në objektet e banimit rezidencial, si hapësira për t’u përdorur nga banorët e rezidencës së banimit dhe nga komuniteti përreth.
Përdorimi për qëllim banimi do të jetë I vetmi funksion I gorinës së re të projektuar nga ANK Architecture.
Në të pesta nivelet e godinës, një pjesë e objektit zhvillohet nëntokë, për t’I dhënë mundësi akomodimit të makinave, në parkimin rezidencial dhe pjesa tjetër e objektit mbi tokë zhvillon tipologjitë e ndryshme të apartamenteve, gjithnjë me dopjo pamje në 2 orjentime të ndryshme fasadash. Kjo e fundit, është menduar me qëllim që cdo apartament të ketë ventilim natyral, dhe mundësi diellëzimi gjatë ditës.
Veshja e objektit me materialin e terrakotës së kuqërremtë, është dizenjuar për të mbajtur ngjyrën e natyrës, marrë nga terrenet e shumta në vendin tonë, si një nga elementet e përdorura dhe me shpesh në të gjitha ndërtimet e hershme në historinë e vendit tone.