Project Details
Projects
Godine banimi dhe sherbimi
Tirana si qytet metropo dhe me rritje ekonomike të vazhdueshme në vitet e fundit, projektohet të jetë një nga qytetet ku lind nevoja e rizhvillimeve në pjesët e vjetra të banimit të saj, sipas studimeve të planeve të qytetit. Rivlerësimi i përdorimit të territorit, nga një hapësirë me shumë banesa një dhe dy kateshe, në një godinë banimi të vetme shumë katëshe, manaxhon më mire territorin dhe përdorimine saj për të ardhmen e qytetit dhe hapësirave publike të përbashkëta në të.
Projekti I objektit të banimit dhe shërbimit, propozohet në volumetrinë e saj, duke u bazuar në format e parcelave të vilave të vjetra tiranase, karkteristike të asaj zone, duke mbajtur në plan të parë rrugicat e kalldremta, të ripropozuara tanime me seksione me te gjera; por në karkterin e tyre original, organike, tradizionale dhe vernikulare.
Ky objekt do të ruaj memorjen e formës së asaj prone, dhe ku ne katin përdhe, dhe në hapësirën e përbashkët të pallatit do të ruaj prezencën e gjelbërimit dhe komunikimin fluid, e ngjashme me hapësirën e oborrit të gjelbrt të dikurshëm në vile. Këtë ide e përforcon më tepër dhe transparenca totale e këtij kati, I cili ka një fasadë xhami në të gjithë lartësinë e tij, 5m, dhe mundësi aksesi nga të gjitha anët e objektit.
Objekti trajtohet me një lojë volumesh vertikale, që formohet nga krijimi I llozhave të salloneve dhe pjesës tjetër të fasadës së dale, të zonave të natës, dhoma gjumi, tualete, etj.
Gjithashtu në arkitekturën e eksterierit lexohen me dimensione të mëdha hapjet e cdo ambjenti, nga dyshemeja deri dipër në tavan, në formë trasparence kuadratike.
Fasada është trajtuar e pastër me veshje pllake ngjyrë gri-bezhë, si disa prej shtëpive të vjetra të zonës, dhe rrugëve në kalldrëm, në gurë me po të njëjtën ngjyrë.