Project Details
Projects
Godine banimi dhe sherbimi
Arkitektura e godinës së banimit dhe shërbimit, është projektuar duke mbajtur në vëmendje tipologjinë e banesave dhe shtëpive të Tiranës së vjetër, oborret e tyre të gjelbëruara dhe hapësirat e kateve përdhese, si ambjente tregtare, pazari I qytetit, aty ku dhe ky ndërtim do të zhvillohet.
Pikërisht këto elemente karakteristike të kulturës, materialeve, arkitekturës dhe histories së qytetit kërkojnë të evidentohen në këtë projekt të ri banimi dhe shërbimi.
Ballkonet e vogla, llozha me gjelberim constant, zgavrojne vertikalisht në katër linja të vazhduara fasadat e objektit të tipit kulle tetë katëshe, duke e lehtësuar më shume këtë structure.
Hapjet e dritareve gjithashtu gjatesore, dysheme-tavan, I japin më shumë transparence objektit, dhe e bëjnë më shumë komunikativ me publikun. Loja e dy ngjyrave në fasadën e banimit kafe dhe bezhe-gri me thyerjet e vazhduara vertikale e bëjnë më dinamike dhe elegante objektin që zhvillohet më tepër në vertikalitet.
Transparenca pothuajse totale e dy niveleve të shërbimit, evidentohet me kolonatat e theksuar në fasadë që prezantohet nga struktura e ndërtesës, krijon atmosferën e ambjentit tregtar që vazhdon dhe në pjesën e jashtme tek oborri I brendshëm I ndërtesës, si në memorje të piacetave të pazarit të vjetër të qytetit.