Project Details
Projects
Instalacion “100 Vjetori i Pavarsisë së Shqipërisë”
KONKURS NDËRKOMBËTAR
Ekspozuar në galerine e Arteve në Tiranë, Mars 2011
Skulptura konceptohet si një element urban, i ndërtuar për njerëzit dhe për t’u jetuar nga njerëzit.
E menduar për t’u vendosur në një hapësirë publike të qytetit të Tiranës, me këtë objekt artistik ”skulpturë urbane” kërkohet të evidentohet marrëdhënia e fortë që krijohet mes objektit dhe njerëzve,ku theksohet “ndërlidhja mes artit dhe publikut”.
Propozohet një skulpturë në “dimension social’, duke e c’kornizuar nga skulptura klasike, në formën e një memoriali për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, për të ofruar një objekt shijimi, nëpërmjet perjetimit fizik të saj, përmes qëndrimit në të, prekjes, të shkelurës mbi të në cdo pjesë të saj.
Jo pa qëllim, I lihet publikut, që ta jetojë dhe shërbejë këtë vepër, si aktori kryesor I historisë së vendit tonë, kontributet e të cilëve duhet kujtuar dhe vlerësuar nga brezat e sotëm e atyre të së ardhmes.
Për këtë arsye krijohet një skulpture elegante në material metalik, i përbërë nga 100 pjesëza, shkallë, të shkelshme nga njerëzit; të cilat nisin nga niveli 0.00m dhe ngrihen përmes cdo shkalle me 0.12m, derisa arrijne lartësinë maksimale të objektit 12m (shkalla e 100-të). Pothuajse transparente dhe me nje siluetë elegante në vertikalitet, shkrihet në peizazhin urban kompleks të qytetit të Tiranës.
Silueta elegante pothuajse “boshe” që krijohet nga skultura, qëndron pezull përmes masave të plota dhe të dendura_beton të qytetit, për të krijuar pikërisht këtë ndërhyrje minimale dhe kontrast delikat “bosh me plot”.
100 linjat horizontale “shkallët”, që shkrihen në pëlhurat e ndryshme të Memories së qytetit, kërkojnë të përfaqësojnë cdo gjurmë të rëndësishme të saj për të krijuar të gjitha bashkë Historinë e Shqipërisë.
Boceti është 100cm i lartë_ Skulptura reale është menduar 12 m e lartë
Installation “100th Anniversary of the Independence of Albania”
International Competition
Exhibited at the Gallery of Arts in Tirana, March 2011
The sculpture is conceived as an urban element, built for people and to be lived by people.
Intended to be placed in a public area of the capital city, with this artwork, urban sculpture, we strongly require to highlight the relationship created between the facility and the people; to be noted “the interconnection between art and the public.”
We propose a sculpture in the social dimension, unframing it from the classical scultpure in the form of a memorial for the 100 th anniversary of independece of albania, to offer an artwork to enjoy, through standing, stepping touching of it, every part of it.
Not without purpose, it is left to the public to live and serve this artwork as the main actor of our country’s history, whose contributions must be remembered and appreciated by future generations. Therefore it is created an elegant metallic sculpture , consisting of 100 pieces, scales, stepped by people; which range from 0.00m level and up through each level with 0.12m, while the maximum height of the building reaches 12m (scale 100th). Almost transparent and with an elegant silhouette in height, solubles in the urban -complex landscape of the city of Tirana;
The elegant silhouette almost empty, created from the sculpure, stays uneasely through the dense and comprehensive masses of concrete of the city, to create precisely this minimal intervention and the contrast between full-empty.
The 100 horizontal lines “stairs” blended into the different canvas of memory of the city, seeking to represent every important trace to create altogether the history of Albania.
The cartoon is 100m height_ the real sculpture thought to be of 12 m height.